×
  • Lajme
  • Lajme

    Senatori amerikan i pëlqyer nga Kurti dënohet për ryshfet

    Insajderi
    16 July 2024 - 20:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Senatori i Nju Xhersit në SHBA, Bob Menendez, është shpallur fajtor në 16 pika për pranim ryshfeti, përfshirë edhe shufra ari – në vlerë të mbi 100 mijë dollarëve – dhe një veturë të tipit Mercedes-Benz, në këmbim të ndihmës për qeveritë e huaja.

    Menendez – ish udhëheqës i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë – tani përballet me mundësinë e dekadave në burg dhe mundësinë e dëbimit prej Partisë Demokratike.

    Ai ka deklaruar se është i pafajshëm përgjatë procesit gjyqësor tetëjavor.

    Avokatët e tij kanë thënë se dhuratat që ka pranuar nuk cilësohen ryshfet, sepse prokurorët kanë dështuar të vërtetojnë se ai ka marrë ndonjë vendim specifik, si rezultat i pranimit të këtyre aseteve.

    Menendez ka qenë një nga senatorët e pëlqyer të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Përgjatë qëndrimit në SHBA, Kurti kishte pasur një takim të posaçëm me të.

    Edhe përgjatë kohës sa Qeveria Kurti po kritikohej nga këshilltari i DASH-it, Derek Chollet, Menendez kishte dalë në krahë të qeverisë. Për këtë, ai u falënderua nga kryeministri Kurti dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

    “E lumtur për takimin me Senatorin Menendez. E falënderova për mbështetjen e palëkundur për Republikën e Kosovës dhe përkushtimin e tij për avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve tona bilaterale”, kishte shkruar Osmani në njoftimin për takimin me Menendez vitin që shkoi.

    “…Ai po ashtu falënderoi senatorin Menendez për mbështetjen aktive për Kosovën në Në Senatin Amerikan u bisedua edhe për procesin e dialogut, marrëdhëniet me Serbinë dhe propozimin evropian, me ç’rast kryeministri Kurti e njoftoi senatorin Menendez për qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe konstruktivitetin e treguar gjatë gjithë procesit”, thuhej në anën tjetër në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit për takimin dypalësh të Kurtit me Menendez në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark