Kosova e Serbia po paralajmërohen për disa vendime të vështira. Kështu të paktën ka bërë të ditur senatori amerikan Chris Murphy në një postim në Twitter.
Derisa ka rreaguar për arritjen së marrëveshjes Kosovë-Serbi lidhur me çështjen e targave ilegale, Chris Murphy shkruan se liderët e Kosovës dhe të Serbisë duhet të bëjnë zgjedhjet e vështira të nevojshme për të arritur një marrëveshje të plotë për njohje reciproke.
“Kjo tingëllon si një marrëveshje e vogël – një marrëveshje për targat e makinave – por në fakt është një çështje shumë emocionale që kërcënoi sigurinë. Tani liderët serbë dhe kosovarë duhet të bëjnë zgjedhjet e vështira të nevojshme për të arritur një marrëveshje për njohje reciproke”, shkruan Murphy.
This sounds like a small deal – an agreement over car tags – but it’s actually a highly emotional issue that threatened to spiral.
— Chris Murphy (@ChrisMurphyCT) November 23, 2022
Now Serbian and Kosovar leaders need to make the tough choices necessary to achieve a full mutual recognition deal. https://t.co/AZGbD9ItnR