Sulmuesi spanjoll, Dani Olmo, ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën teksa pritet që klubi i tij, RB Leipzig, të merret vesh për ofertën drejt finalizimit të transferit.
Kështu ka bërë të ditur gazetari italian, Fabrizio Romano, i cili ka thënë se Olmo po i jep prioritet Barcelonës.
“Dani Olmo, po i jep përparësi Barcelonës dhe është i gatshëm të pranojë kushtet që i ofrohen nga Barça. Ai është më se i gatshëm të lëvizë. Bisedimet pozitive po vazhdojnë nga fundjava e kaluar dhe po ashtu në këtë javë. Barça dhe RB Leipzig, në kontakt për të diskutuar paketën financiare”, njofton Romano.
🚨🔵🔴 Dani Olmo, giving priority to Barcelona and ready to accept the conditions offered to Barça.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 1, 2024
He's more than keen on the move, with positive talks ongoing last weekend and also this week.
Barça and RB Leipzig, in contact to discuss financial package. More to follow. pic.twitter.com/m9YhrbiX2s
Olmo është kërkuar me ngulm edhe nga Bayern Munich, mirëpo sipas disa raportimeve RB Leipzig nuk do që ta shesë lojtarin tek kundërshtarët e ligës.
Sulmuesi i krahut ka qenë një senzacion përgjatë kompeticionit të europianit për kombëtaren e Spanjës. Ai u shpall golashënuesi më i mirë i kompeticionit.
Olmo ka qenë pjesë e të rinjve të Barçës, ku më pas është larguar si transfer i lirë tek Dinamo Zagreb. Nga klubi kroat, Olmo ishte shitur për në RB Leipzig. /Insajderi.org/