Serbët e Bosnjës paralajmërojnë bllokimin e parlamentit shtetëror – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Serbët e Bosnjës paralajmërojnë bllokimin e parlamentit shtetëror

    Insajderi
    20 February 2017 - 21:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetët serbë në Bosnjë e Hercegovinë kanë lënë të kuptohet se ata do e bllokojnë parlamentin e shtetit nëse lideri boshnjak do kërkojë zyrtarisht rishikimin e vendimit të një gjykate të OKB-së e cila e kishte hedhur poshtë padinë e Sarajevës kundër Serbisë për gjenocid, raporton Reuters.

    Vendimi i Bekim Izetbegoviq, pjesëtarit boshnjak të presidencës tri palëshe ku bënë pjesë edhe një kroat dhe një serb, që ta çojë në apel vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi, ka zemëruar serbët e Bosnjës.

    Nëse Izetbegoviq vazhdon tutje me atë që e ka deklaruar, Bosnja do të përballej me një krizë të gjatë politike, e cila do të mund të shkaktonte edhe “konfrontime fizike”, ka thënë nënkryetari i dhomës së ulët të parlamentit boshnjak, Mladen Boshiq.

    Vendimi i vitit 2007 e kishte shfajësuar Serbinë nga përgjegjësia e drejtpërdrejtë për vrasjet, përdhunimet dhe spastrimin etnik në Bosnjë gjatë shpërberjes së Jugosllavisë në vitet e ’90-ta.

    Në vendim megjithatë thuhet se Serbia nuk e kishte parandaluar gjenocidin. /rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark