Serbët e Drenicës kërkojnë 500 milionë euro dëmshpërblim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbët e Drenicës kërkojnë 500 milionë euro dëmshpërblim

    Insajderi
    09 January 2017 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Janë 146 serbë të Komunës së Skenderajt, të cilët tani jetojnë në pjesë të ndryshme të Serbisë, kanë paditur komunën e Skenderajt, UNMIK-un dhe KFOR-in për dëmet në pronën e tyre, të shkaktuara gjatë vitit 1999.

    Në padinë e tyre ata kanë kërkuar mbi 500 milionë euro kompensim. Edhe Manastiri i Deviçit ka kërkuar mbi 1 milion euro kompensim për djegien e tij gjatë trazirave të marsit të vitit 2004.

    Padinë e tyre serbët e kanë dorëzuar në Gjykatën e Apelit. Këtë e ka konfirmuar Hajrullah Aruçi, përgjegjës i degës së Gjykatës Themelore të Mitrovicës në Skenderaj.

    “Ato padi të serbëve janë dorëzuar në Gjykatën e Apelit, pasi që paraprakisht janë trajtuar në degën e Gjykatës Themelore në Skenderaj. Edhe Apeli i ka refuzuar paditë e serbëve”, ka thënë Aruçi për Zëri.

    Ai ka shtuar se të gjitha lëndët e serbëve të kësaj komune, pasi që paraprakisht ishin trajtuar në Gjykatën Komunale në Skenderaj, tani dega e Gjykatës Themelore e Mitrovicës në Skenderaj, i janë dorëzuar shkallës së dytë, e cila, siç thotë ai, gjithashtu i ka refuzuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark