Serbët e Kosovës arrestohen shkaku i “shtesave financiare të Beogradit” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbët e Kosovës arrestohen shkaku i “shtesave financiare të Beogradit”

    Insajderi
    12 July 2016 - 17:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Serbët në Kosovë, arrestohen nga policia lokale për arsyeje se kanë marrë shtesa të fëmijëve nga buxheti i Serbisë”, kështu shkruan sot gazeta serbe “Novosti”, e cila ka bërë të ditur se një numër i qytetarëve serbë janë arrestuar nga policia kosovare.

    Sipas tyre, një ngjarje e tillë i ndodhi të premten qytetarit të Kosovës me nacionalitet serb, Obren Anxhelkoviq, i cili do të mbahet në burg deri të hënën pasdite, njofton Insajderi.

    Ai u arrestua për shkak të posedimit të dokumenteve të “institucioneve paralele” dhe se në to janë gjetur dokumente të shtesave fëmijërore.

    “Sipas informatave jozyrtare që ka siguruar ‘Novosti’, Policia e Kosovës ka marrë urdhra për sekuestrimin e dokumenteve të lëshuara nga autoritetet e përkohshme të komunave serbe në Kosovë të cilat ndërveprojnë me Republikën e Serbisë”, shkruan gazeta Novosti, transmeton Insajderi

    Gjithashtu për këto veprime të policisë së Kosovës ka reaguar edhe anëtari i Listës Serbe në Kosovë, Branimir Stojanoviç, i cili arrestimin e përfaqësuesve serbë dhe konfiskimin e dokumenteve në gjuhën serbe e quan presion mbi ta.

    Ai më tutje theksoi se “ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që të mos kryejnë veprime të tilla të cilat te serbët krijojnë një pasiguri dhe kërcënojnë të drejtat e tyre themelore”.

    Stojanoviç beson se zgjidhja e këtyre problemeve dhe çështjeve tjera duhet të bëhet në dialogun Prishtinë-Beograd. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark