×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbët fillojnë protestën në afërsi të Urës së Ibrit, të pranishëm Policia e Kosovës

    Insajderi
    07 August 2024 - 11:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuniteti serb në Komunën e Mitrovicës së Veriut është parë duke protestuar kundër vendimit të hapjes së Urës së Ibrit.

    Ekipi i Insajderit po qëndron atje, ku prezent ka parë edhe Policinë e Kosovës duke monitoruar situatën e protestës.

    Prezentë kanë qenë edhe politikanë të komunitetit serb në Kosovë.

    Po ashtu, protesta po përcjellet nga afër edhe nga EULEX’i dhe KFOR’i.

    Protesta po mbahet pranë Urës së Ibrit, më konkretisht në afërsi të sheshit “Car Lazar”.

    Në pankartat e protestës shkruhet “Nëse Kurti e hapë urën, përgjegjësinë e ka KFOR-i dhe QUINT-i” dhe “Ndërsa BE-ja dhe SHBA-ja po shkruajnë deklarata, neve po na dëbojnë”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark