Serbët i “frikësohen” bashkimit të Kosovës me Shqipërinë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbët i “frikësohen” bashkimit të Kosovës me Shqipërinë

    Insajderi
    01 October 2016 - 22:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediumi serb “Sputnik”, shkruan sot rreth rrezikut që shqiptarët e Kosovës të kërkojnë referendum për bashkim me Shqipërinë, dhe e shohin si çështje reale këtë nismë.

    “Sputnik” mbështetet tek një deklaratë e dhënë të ënjtën nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, i cili tha se Kuvendi i Kosovës duhet të miratojë një ligj për të organizuar një referendum rreth çështjes së bashkimit me Shqipërinë.

    Kosova, e cila në mënyrë të njëanshme shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, “duhet të përdorë të drejtën kushtetuese për të kaluar një ligj dhe për të organizuar referendum”, tha Nait Hasani.

    “Ky sugjerim është një përpjekje për të ushtruar presion ndaj Serbisë, pas një referendumi të fundit në Republikën e Serbisë në Bosnje dhe Hercegovinë”, thotë ish-kreu i Agjencisë Ushtarake të Serbisë, Momir Stojanoviq për “Sputnik”, njofton Insajderi.

    Stojanoviq mendon se kosovarët janë duke marrë përkrahje nga bashkësia ndërkombëtare për cështjen e bashkimit me Shqipërinë.

    Megjithatë, ndryshe mendon kryetari i Komisionit për Kosovën në Parlamentin e Serbinë, Milovan Drecun, i cili thotë se përpjekjet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë janë të “thata” dhe se nuk ka kurrfarë kërcënimi serioz.

    “Kjo nuk është një shpikje e shqiptarëve të Kosovës, kjo është një shpikje e atyre që duan ta destabilizojnë rajonin dhe Ballkanin. Gjithsesi, periudha e artë e thirrjeve për bashkim mes Kosovës dhe Shqipërisë është zhdukur që nga koha kur Sali Berisha humbi pushtetin”, thotë Drecun për Sputnik.

    Në referendumin e mbajtur më 25 shtator në Republikën serbe të Bosnjës, 99,81 për qind e votuesve kanë mbështetur një iniciativë për të bërë 9 prillin festë shtetërore, pavarësisht vendimit kundërshtues nga ana e Gjykatës Kushtetuese së Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe presionit ndërkombëtar. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark