Serbët ia ndalojnë vajzën Rada Trajkoviqit në aeroport – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Serbët ia ndalojnë vajzën Rada Trajkoviqit në aeroport

    Insajderi
    25 December 2022 - 14:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rada Trajkoviq që së fundmi ka marrë detyrën si këshilltare e ministrit të ri të Kosovës për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, kohë pas kohe po raporton për kërëcnimet që po i bëhen asaj dhe familjes së saj. Ndërkohë, pak ditë pasi policia serbe e ndaloi politikanen serbe në Merdare, asaj sot ia kanë ndaluar vajzën në aeroportin e Beogradit.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Trajkoviq në Twitter.

    “Dhe perseri! Rrugës për në Londër, vajza u ndalua sërish në aeroportin e Beogradit…Të gjitha për shkak të tekave të një njeriu”, njofton Trajkoviq.

    Ajo gjithashtu tregon se vajza e saj është liruar tek pas ftesës që kishte marrë për udhëtim në Londër.

    Trajkoviq ka njoftuar gjatë javës se ajo dhe familja e saj po marrin vazhdimisht kërcënime. Për sigurinë e saj, ajo e ka bërë përgjegjës presidentin serb, Aleksandër Vuciq.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark