Serbët largohen edhe prej qeverisë së Kosovës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbët largohen edhe prej qeverisë së Kosovës

    Insajderi
    09 October 2016 - 16:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtarët serbë të Qeverisë së Kosovës e kanë ngrirë pjesëmarrjen,  sot, për shkak të Ligjit kontestues për Trepçën, pjesëmarrjen në Qeverinë e Kosovës, në komisionet ndërministrore dhe trupat tjerë qeveritarë. Paraprakisht të njëjtën e bënë edhe deputetët e Listës Serbe, shkruan Express.

    “Pa dashur që situatën ta bëjmë më të rëndë nga ç’është, në këtë moment vetëm do ta formalizojmë vendimin të cilin të tjerë në Prishtinë e kanë marrë në vend tonin. Ne e ngrijmë pjesëmarrjen tonë punën e Qeverisë së Kosovës, në komisionet ndërministrore dhe trupat tjerë qeveritarë në të cilat pjesëmarrja jonë do të ishte vetëm formale, e jo edhe thelbësore, pa njohjen e qëndrimeve tona dhe pa mundësi të ndikimit në vendimmarrje”, kanë porositur ministrat serbë.

    Në komunikatën e nënshkruar nga zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq, ministri i Vetëqeverisjes Lokale Lubomir Mariq dhe ministri i Bashkësive dhe Kthimit Dalibor Jevtiq thuhet edhe se ata nuk mund të pajtohen me atë që partitë shqiptare në pushtet me pjesëmarrjen e tyre, pra të ministrave serbë, “të luajnë ekzistimin e demokracisë”. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark