![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Gjatë ditës së sotme është duke vazhduar aksioni i Doganës së Kosovës, për konfiskimin e alkoolit në fshatin Hoçë e Madhe të komunës së Rahovecit.
Por këtë aksion e kanë penguar disa qytetarë, të cilët sipas burimeve të Insajderit janë serbë.
Banorët e këtij fshati janë mbledhur pranë vendit ku pritet të bëhet konfiskimi i alkoolit.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Po është duke vazhdu ai aksion, Dogana ka kërkuar asistim për tërheqjen e disa litrave alkool, edhe ai njoftimi i më hershëm, po vazhdon tërheqjen e materialit. Policia po vazhdon me i asistu doganierët. Vazhdimisht qytetarët mblidhen, por për detaje të tjera do të dalim më komunikatë”, tha Shermet Elezaj.
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se dje ka sekuestruar 42 mijë litra pije alkoolike tek një dyqan ku shiten pije alkoolike në fshatin Hoçë e Madhe të Rahovecit.