Sipas mediumit serb Kurir, ende nuk dihet qartë shuma totale që do të investohet në këtë lagje dhe as numri i shtëpive e banorëve që do të vendosen.
Marko Gjuriq, drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbise, ka thënë se këto para të donacionit kinez do të përdorën për infrastrukturën e ngrohje e ftohje, sistemit të ndriçimit me panele diellore, kablot optike dhe pajisjet tjera të teknologjisë informative, transmeton lajmi.net.
Projekti për ndërtimin e kësaj lagje është duke u përcjellur me polemika të mëdha brenda opinionit publik në Kosovë. Përderisa, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se nuk do të lejohet ndërtimi i kësaj lagje, përderisa nuk ka rregullim ligjor e infrastrukturor për të. /Insajderi