Serbët në mbrojtje të Trepçës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbët në mbrojtje të Trepçës

    Insajderi
    21 June 2016 - 17:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vendimet mbi fatin e “Trepçës” nuk mund të merren në mënyrë të njëanshme dhe pa marrë parasysh faktin që shumica e objekteve gjenden në territorin e komunës me shumicë Serbe, është thënë në një takim në Zvecan, ku pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë.

    Ky takim është organizuar me iniciativën e gjashtë komunave me shumicë serbe, dhe ndër të tjera ato shprehën unitetin e tyre në mbrojtje të Trepçës, shkruan agjencia serbe e lajmeve, Tanjug.

    Në takim poashtu u vlerësua se Trepça, është i një rëndësie strategjike për mbijetesën dhe prosperitetin e popullit serb në regjion. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark