Në Mitrovicë të Veriut është paralajmëruar protestë nga komuniteti serb, që kundërshtojnë hapjen e Urës së Ibrit.
Për protestën është njoftuar edhe PK’ja, bëri të ditur zv.drejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.
Për protestë fillimisht njoftuan mediat serbe, të cilat folën për një “protestë paqësore dhe demokratike” në kundërshtim të Urës së Ibrit.
Protesta është paralajmëruar të fillojë nga ora 11:00. /Insajderi.org/