×
  • Lajme
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Serbët prapë me kërkesa mbi Kishën në qendër të Prishtinës

    Insajderi
    08 August 2016 - 20:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Serbët në Kosovë e kanë hedhur si ide përfundimin e kishës në oborrin e Universitetit të Prishtinës, e ndërtuar pak para lufte me vendim të Sllobodan Millosheviqit.

    Sipas tyre, kjo mund të bëhet tash pasi që në atë vend nuk u gjend varr masiv dhe as kisha nuk paraqet vend të krimit.

    “Ne sigurisht në periudhën e ardhme do të bisedojmë që për fillim të vendosen skelet ndërtimore dhe kështu të sigurohet pak më shumë ai objekt, kurse në fazat e mëvonshme të fillojmë më ndërtimin e tempullit”, ka thënë Branimir Stojanoviq, zv/kryeministër i Kosovës, transmeton Kontakt plus.

    Që përfundimi i ndërtimit të kishës janë të nevojshme garanci të sigurisë nga institucionet përgjegjëse, kurse në mes tjerash edhe të bashkësisë shumicë shqiptare, thekson tutje Kontakt plus.

    Në anën tjetër, rindërtimi i kësaj kishe shihet si provokim dhe i motivuar politikisht, pasi që është ndërtuar në pronën e Universitetit të Prishtinës dhe me vendim të Millosheviqit.

    “Ideja ime ka qenë që t’i ndërrohet qëllimi kishës, që ajo të jetë muze për viktimat civile të luftës, ose luftërave, pa dallim nacionaliteti, pasi të gjitha luftërat sjellin viktima”, ka thënë avokati Azem Vllasi.

    Vllasi thotë se shqiptarët në këtë kishë shohin dhunën e Millosheviqit dhe Kishës Ortodokse serbe, e cila e koordinuar me politikën serbe, ka udhëhequr politikë antishqiptare. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark