Serbët që shitën pronat nuk kanë vend në “Luginën e Diellit” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbët që shitën pronat nuk kanë vend në “Luginën e Diellit”

    Insajderi
    12 July 2016 - 08:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    S serbë që kanë shitur pronat e veta nëpër Kosovë nuk do të mundë të konkurrojnë për t’u kthyer dhe për të jetuar në vendbanimin “Lugina e Diellit”, ndërtimi i të cilit tashmë ka filluar.

    Kështu ka thënë Ivan Teodosijeviq, kryetar i Organit të Përkohshëm i Zveçanit, në një prononcim për mediet në veri, në prag të shënimit të 25-vjetorit të themelimit të komunës së Zveçanit.

    Ky projekt, i cili parasheh ndërtimin e 300 shtëpive për 1500 serbë nga Serbia, bashkë edhe me projektin për ndërtimin e dy pishinave me ujin termal burimor të Banjskes, si dhe ndërtimin e ujësjellësit rajonal për veriun, janë projektet më të mëdha dhe më të kushtueshme, të cilat i ka mbështetur Republika e Serbisë, në komunën e Zveçanit.

    Teodosijeviq, ka thënë se aktualisht në komunën e Zveçanit ka 4 mijë persona të zhvendosur si dhe 250 refugjatë të Kroacisë.

    “Jemi dëshmitarë se viteve të kaluara kemi ndërtuar lagje për të kthyerit gjithandej Kosovës e Metohisë, por asnjë projekt nuk ka qenë i qëndrueshëm, sepse asnjë vendbanim nuk ka pasur shkollën, kopshtin e fëmijëve, ato nuk kanë qenë të sigurta, shtëpitë janë djegur dhe janë plaçkitur. Sa i përket ‘Luginës së Diellit’, të gjitha këto aspekte do të jenë të siguruara, edhe ekonomikisht edhe në aspektin e sigurisë”, ka thenën ai.

    Teodosijeviq ka paralajmëruara se deri në vitin e ardhshëm punët do të përfundojnë. /Zeri


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark