
Po ashtu, ai i tha Evropës së Lirë se “themelimi i këtij Asociacioni ishte pika e parë edhe e marrëveshjes për koalicionin qeverisës”, që Lista Serbe ka lidhur me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Sipas pritjeve të përfaqësuesve të Listës Serbe, tani me përmbylljen e procesit zgjedhor në Serbi dhe sidomos pas formimit të qeverisë së re atje, mund të pritet që Prishtina dhe Beogradi mbi bazën e marrëveshjes së Brukselit të bëjnë hapin tutje drejt themelimit të këtij organi.
Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është kundërshtuar ashpër nga opozita në Prishtinë e cila po e konsideron atë si hap të parë drejt ndarjes etnike dhe bosnjëzimit të Kosovës. /Insajderi.com