Serbët vendosin edhe një tjetër barrikadë në veri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Serbët vendosin edhe një tjetër barrikadë në veri

    Insajderi
    14 December 2022 - 21:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edhe një barrikadë e re është vendosur sot në veri të vendit, në Zubin Potok.

    Siç raportohet, barrikada e re e përbërë nga dy kamionë, është ngritur në një rrugë të kësaj pjese.

    Mediumi Kosova Online ka raportuar se banorët Zubin Potokut kanë thënë se barrikada është vendosur për ta rritur sigurinë e qytetarëve që ndihen të pasigurt nga forcat e Policisë së Kosovës, ndonëse policët kosovarë nuk e kanë shkaktuar asnjë incident në veri.

    Në këtë pjesë ka edhe dy barrikada të tjera të vendosura më herët, në dy fshatra të komunës.

    Barrikadat në veri janë vendosur në shenjë revolte ndaj arrestimit të Dejan Pantiq në Jarinjë, i cili dyshohet se ka kryer sulme me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark