Daçiç kërkon status diplomatik për punonjësit rusë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Daçiç kërkon status diplomatik për punonjësit rusë

    Insajderi
    05 May 2017 - 20:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Jashtëm serb u bëri thirrje autoriteteve të vendit të tij t’i japin status diplomatik punonjësve rusë të një qendre të debatueshme që disa e konsiderojnë një bazë spiunazhi, por që Rusia këmbëngul se është një qendër për ndihma në raste fatkeqësish natyrore.

    Ivica Daçiç i tha të premten gazetës së përditshme “Politika” se statusi për t’i dhënë një niveli më të lartë përfaqësimi qendrës në qytetin e Nishit “duhet zgjidhur”.

    Disa analistë ushtarakë thonë se rusët po përgjojnë interesat ushtarake amerikane në Ballkan nga e ashtuquajtura “Qendra Humanitare Ruso-Serbe”.

    “Vendet perendimore kanë kundërshtimet e tyre, megjithëse ato marrin të njëjtin status mbrojtës përmes marrëveshjeve me Serbinë”, tha Daçiç.

    Serbia po kërkon zyrtarisht anëtarësimin në Bashkimin Evropian, por nën udhëheqjen e tanishme populiste po rrëshqet drejt aleates së saj tradicionale, Rusisë./voa


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark