Serbi hyn në Kosovë me veturë përmes rrugëve alternative, ndalohet nga Policia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbi hyn në Kosovë me veturë përmes rrugëve alternative, ndalohet nga Policia

    Insajderi
    17 August 2023 - 09:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një veturë me targa serbe është ndaluar në Bistricë të Leposaviqit, pasi e njëjta dyshohet të ketë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve alternative.

    Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00.

    Vetura po drejtohej nga një shtetas serb, i cili u mor për intervistim nga njësitet përkatëse, pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

    Fsh. Bistricë, Leposaviq 16.08.2023 – 18:00. Njësiti policor ka ndaluar veturën me targa të Serbisë të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë i cili përmes rrugëve alternative jashtë vendkalimeve kufitare nga territori i Serbisë ka hyrë në territorin e Kosovës. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark