Ministri i Qeverisë së Kosovës fton serbët në zgjedhjet e Serbisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Qeverisë së Kosovës fton serbët në zgjedhjet e Serbisë

    Insajderi
    05 March 2016 - 18:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Lubomir Mariq, u ka bërë thirrje qytetarëve serbë në Kosovë që të verifikojnë veten në listat zgjedhore në mënyrë që të kenë mundësinë të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Serbisë më 24 prill.

    “Mesazhi për serbët e Kosovës është që të verifikojnë nëse janë në listën e votuesve dhe më pas të ushtrojnë të drejtën e votës për t’i dhënë mbështetje Qeverisë së Serbisë në politikat e saj që ta mbrojë Kosovën dhe Metohinë”, ka thënë për Tanjug ministri në Qeverinë e Kosovës, Mariq.

    Sipas tij, dalja në zgjedhje tregon se qytetarët dëshirojnë të jenë e asaj që Beogradi dhe Prishtina janë marrë vesh, duke aluduar në Marrëveshjen për Asociacionin e komunave serbe.

    Po ashtu, Mariq ka thënë se është e rëndësishme që zgjedhjet të organizohen në të njëjtën mënyrë si dy vite më parë.

    Dje parlamenti serb është shpërbërë dhe është vendosur që vendi të shkojë në zgjedhje më 24 prill.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark