Serbi: Pamje dramatike të zjarrit në një spital, evakuohen rreth njëqind pacientë, duke përfshirë 30 fëmijë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Serbi: Pamje dramatike të zjarrit në një spital, evakuohen rreth njëqind pacientë, duke përfshirë 30 fëmijë

    Insajderi
    27 January 2024 - 11:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Lufta e zjarrfikësve ka zgjatur gjatë gjithë natës për të lokalizuar zjarrin që ka rënë pak para mesnatës në Spitalin Special “Çigota” në Zlatibor të Serbisë.

    Siç shihet edhe në video pamjet, zjarri ka kapluar çatinë dhe katin e fundit të pallatit, i cili kishte filluar të shpërndahet edhe në katet e mëposhtme.

    Drejtori i Spitalit Special, Aleksandar Simiq, ka deklaruar se zjarri e kapluar objektin rreth orës 23:00.

    “Tashmë kishte punëtorë të turnit të tretë, si punonjës shëndetësorë ashtu edhe shërbimi i sigurisë jo-mjekësore, të cilët filluan evakuimin e pacientëve, duke i zbritur pacientët në katet e poshtme. Ishin rreth dhjetë fëmijë”, tha Simiq.

    Zjarri tashmë është lokalizuar ndërsa në mesin e qindra pacientëve të evakuuar janë edhe 30 fëmijë.

    Autoritetet hetimore dhe prokurori kanë nisur hetimet në vendin e ngjarjes dhe së shpejti do të dalin me rezultatet e para.

    Ndryshe, ditë më parë zjarri e ka kapluar edhe tregun e bizneseve kineze në Beograd.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark