×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbi pretendon që u ndalua nga policia në veri veç se kërkoi kupon fiskal

    Insajderi
    21 September 2024 - 16:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Miljan Bozhoviq pretendon se të premten është ndaluar nga Polica e Kosovës.

    Sipas tij, ndalimi ka ndodhur pasi që kishte shkuar të mbushte veturën me karburant në një pompë të derivateve në Zubin Potok.

    Ai pretendon se pasi punëtorët nuk kanë dashur të ia mbushin rezervuarin me karborant, vetë e ka bërë një gjë të tillë. Pasi këtij veprimi, Bozhoviq ka deklaruar se ka kërkuar nga punonjësit kuponin fiskal, dhe me vonë është ndaluar nga policia.

    Tutje, ai ka thënë se deri vonë kjo pompë ka qenë pronë e tij.

    “Ky është vendi im, shtëpia ime… Kompania ime është e regjistruar në Kosovë, një burrë më dëboi nga pompa e karburantit sepse nuk kam licencë dhe kupon fiskal dhe ia dha dikujt tjetër që tani nuk do ta bëjë. më lësho një faturë… Deri dje ishte ‘Min prom’, e tani është ‘Veda'”, thotë Bozhoviq në video.

    Gjatë arrestimit, Bozhoviq ka thënë se ka qenë në shoqërinë e djalit të tij 14-vjeçar.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark