Serbia deponon akuza shtesë ndaj Haradinajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia deponon akuza shtesë ndaj Haradinajt

    Insajderi
    05 January 2017 - 11:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria për Krime të Luftës në Serbi ka njoftuar se ka mbledhur prova shtesë në funksion të plotësimit të akuzave ndaj liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili të mërkurën është ndaluar në Aeroportin e Baselit nga policia franceze.

    Ndalimi i tij, është bërë mbi bazën e një fletarrestimi të lëshuar nga Serbia përmes INTERPOL-it, në vitin 2004.

    Kreu i prokurorisë serbe për krime lufte, Milan Petroviq u ka thënë medieve në Beograd se është i kënaqur me faktin që fletarrestimet e lëshuara nga Serbia po zbatohen në vendet e Bashkimit Evropian.

    Por, ai është shprehur skeptik se kërkesa e Beogradit për ekstradimin e Haradinajt në Serbi, do të mund të zbatohet sipas procedurave të shpejta, shkruan Rel.

    “Serbia nuk mund të bëjë këtu asgjë, ngase procesi i ekstradimit të shpejtë varet nga personi që është arrestuar. Pra, ekstradimi i shpejtë mund të bëhet vetëm me pëlqimin e tij, në të kundërtën, kjo zgjatë mjaftë kohë”, ka thënë Petroviq.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark