Serbia dërgon kërkesën për ekstradim të Haradinajt – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia dërgon kërkesën për ekstradim të Haradinajt

    Insajderi
    10 January 2017 - 14:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri serb i Drejtësisë ua ka dërguar autoriteteve gjyqësore franceze kërkesën për ekstradimin në Serbi të ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj.

    Së bashku me kërkesën për ekstradim janë dërguar dhe dokumentet mbështetëse të përkthyera në gjuhë frënge në bazë të të cilave do të përmbushen kushtet që sistemi francez i drejtësisë ta ekstradojë Haradinajn në Serbinë, shkruan Tanjug.

    Haradinaj u arrestua të mërkurën e kaluar në aeroportin e Basel-Mulhouse në franceze, në bazë të urdhër-arresteve nga Serbia për arrestimin e tij të lëshuar në vitin 2004.

    Serbia e kërkon atë për shkak të dyshimit se ka kryer krime në Kosovë në vitin 1998 dhe 1999 për të cilat Serbia pretendon se nuk janë të mbuluara nga aktakuza e Tribunalit të Hagës në kohën kur lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj u shpallë i pafajshëm./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark