Serbia dhe Hungaria thellojnë edhe më tej bashkëpunimin në fushën ushtarake - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Serbia dhe Hungaria thellojnë edhe më tej bashkëpunimin në fushën ushtarake

    Insajderi
    23 May 2025 - 20:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Serbia dhe Hungaria thellojnë edhe më tej bashkëpunimin në fushën ushtarake. Presidenti Aleksandër Vuçiq, priti në Beograd kryeministrin Viktor Orban.

    “Një takim i përzemërt dhe miqësor me Viktor Orban. Sot kemi konsultime njëditore në Beograd dhe po zhvillojmë një dialog strategjik mbi katër tema të rëndësishme si: Situata gjeopolitike dhe politika e jashtme; Ekonomia dhe përmirësimi i marrëdhënieve tona; Bashkëpunimi në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe në prodhimin ushtarako-industrial; dhe Partneriteti midis Serbisë dhe Hungarisë në të gjitha fushat e tjera”, njoftoi presidenti serb.

    Vuçiç më pas foli në serbisht duke lavdëruar mikun e tij, me këtë të fundit që ia ktheu në anglisht dhe me një batutë: “nuk flas serbisht dhe nuk kuptoj serbisht, nuk e di çfarë tha saktësisht, por çfarëdo që tha miku im Aleksandër është padyshim e vërteta, unë i besoj atij njëqind për qind”. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark