Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri, tha se Serbia po punon vazhdimisht për krijimin e ‘botës serbe’.
Ajo ka ftuar institucionet e Kosovës të kenë kujdes me veprimet e Serbis, pasi do të tentojë të nxisë situata për realizimin e agjendës se saj.
“Serbia po punon per ‘boten serbe’ e nxitur nga Rusia, duke dominuar dhe kotrolluar pakicen serbe në gjithe Ballkanin, por Kosova duhet te jet syqel dhe e kujdesshme – sepse me shkas apo pa shkas, Serbia do te nxit situata qe i duhen per agjenden e saj sic po luan me pakicen serbe ne veri, por Kosova duhet te di te mos lejoj skenaret qe cojne ne projektin hegjemon te ‘botes serbe’”, ka shkruar Tahiri.