×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia do të përpiqet që me “mini shengen” ta kompensojë dështimin me Izraelin

    Insajderi
    02 February 2021 - 10:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Siç pretendojnë mediat serbe, pas dështimit të pengimit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes Kosovës dhe Izraelit, “Serbia do të kërkojë që të përmbushet gjithçka nga e ashtuquajtura pjesë kosovare e Marrëveshjes së Uashingtonit, duke “përkujtuar” se Kosova duhet të hyjë në “shengenin e vogël”.Dhe se “shengeni i vogël” është “një kockë në fytin e Kosovës dhe ka shumë gjasa se ajo nuk do ta pranojë këtë, sepse në këtë rast serbët nga Kosova nuk do të kishin nevojë të merrnin letërnjoftime dhe pasaporta të shtetit të Kosovës, por dokumentet serbe do të ishin të mjaftueshme për ata të udhëtojnë përtej kufirit. Me marrëveshjen e Uashingtonit, pala serbe “është për të zhvendosur ambasadën e saj nga Tel Aviv në Jerusalem”, mirëpo, siç pretendoi më vonë pala serbe, “gjithçka do të varet nga mënyra se si do të sillet Izraeli ndaj Kosovës”.

    “Kjo pritej për gjashtë muaj. Ne luftuam dhe shpresuam dhe për këtë shkak nuk donim ta nënshkruanim këtë në marrëveshjen e përbashkët në Uashington”, ka komentuar presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq krijimin e marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit.

    Duke u përgjigjur kritikave se me thirrje të serbëve të marrin pjesë në zgjedhjet në Kosovë, ai po i jep legjitimtet shtetit të Kosovës, Vuçiq u përgjigj: “Unë mbaj në zemrën time stemën dhe flamurin serb dhe i respektoj të gjithë të tjerët”./Insajderi.org.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark