Ministri i jashtëm i Serbisë, Nikola Sellakoviq ka kërcënuar për faktin që Izraeli e ka njohur Kosovën dhe ka vendosur marrëdhënie diplomatike, që “kjo do të ndikojë në marrëdhëniet në mes Serbisë dhe Izraelit”.
Me këtë rast Sellakoviq ka thënë se” për këtë Serbia nuk është fare e lumtur”.
“Vetë Izraeli ka zgjedhur se për të është më me rëndësi lidhja me Amerikën dhe se Amerika është më e rëndësishme për ata sesa Serbia, kjo është e drejta e tyre. Ajo çfarë është e rëndësishme për ne është që ne nuk kemi marrë pjesë në atë proces, sepse presidenti ynë Vuçiq nuk ka nënshkruar ftesën për Izraelin për të njohur Kosovën dhe anasjelltas”, ka thënë Sellakoviq për Radio-Televizionit Serb.
Ai ka thënë se “është shumë interesante dhe do të shihet nëse do të ketë vende myslimane dhe arabe që pas kësaj do të njohin Kosovën”, duke shtuar se “është i bindur se kjo nuk do të ndodhë”.
“Ne kemi bërë përpjekje serioze për përmirësimin e marrëdhënieve me Izraelin në vitet e fundit, të marrëdhënieve midis dy kombeve dhe nuk jemi shumë të zhgënjyer për shkak të kësaj. Është indikative që kemi pasur nxitjen e fuqishme të zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit të SHBA, Matthew Palmer për të arritur këtë, tani do të shohim nëse ai do të përpiqet kaq shumë për të zbatuar edhe pjesë të tjera të marrëveshjes midis Serbisë dhe SHBA, të lidhur në Uashington”, ka shprehur zemërimin Sellakoviq.
Kur u pyet kur do ta hapë Serbia ambasadën në Jeruzalem, ai u përgjigj “e shohim e bëjmë”./Insajderi.org.