Serbia, “e tmerruar” para ndeshjes, Federata: Dueli me Shqipërinë, i nivelit më të lartë të rrezikut - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Serbia, “e tmerruar” para ndeshjes, Federata: Dueli me Shqipërinë, i nivelit më të lartë të rrezikut

    Insajderi
    02 October 2025 - 14:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ajo që ndodhi atëherë sërish u del edhe në ëndërr. Federata Serbe e Futbollit ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndërsa afron dueli me Shqipërinë për eliminatoret e Botërorit.

    Shtëpia serbe e futbollit nxorri një komunikatë tepër serioze, të cilën ua shpërndau të gjitha mediave dhe u kërkoi që ta botonin të plotë.

    Shumë prej këtyre mediave iu përgjigjën kësaj thirrjeje, ndërsa Federata thekson se sfida e 11 tetorit cilësohet si e shkallës më të lartë të rrezikshmërisë.

    Për ta vërtetuar më mirë këtë shqetësim, drejtuesit e institucionit theksuan se FIFA, siç ndodh tepër rrallë, ka dërguar dy agjentë të sigurisë për ta ndjekur ndeshjen në stadiumin e Leskovcit, gjë që tregon se kjo tregon sesa serioze është ky duel, dhe se theksi duhet vënë vetëm tek sporti.

    Po ashtu, nga Federata njoftohet se është krijuar grup bashkëpunimi me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, me organe të tjera kompetente në vend, si dhe me FIFA-n dhe UEFA-n.

    Shprehimisht, në komunikatë rikujtohet ajo që ndodhi në tetor 2014, kur tifozët hynë në fushën e stadiumit të Partizanit në Beograd pasi u shfaq droni me banderolë, dhe kur u sulmuan lojtarët e kombëtares shqiptare deri edhe nga roje të sigurisë, shkruan abcnews.

    Federata Serbe thekson se ajo që ndodhi atëherë shkaktoi dëme të mëdha në aspektin sportiv dhe financiar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark