Aeroplanët MIG-29 ushtria serbe i ka marrë “dhuratë” nga Bjellorusia, dhe ato do të dërgojen në javët e ardhshme, shkruan gazeta serbe “Novosti”.
“Puna e riparimit, në të cilën Enti i Aviacionit bjellorus po punon tashmë dy vjet në qytetin Baranoviçi, është drejt përfundimit dhe përgatitjet për transportin dhe dorëzimin janë duke u zhvilluar. Me dorëzimin e këtyre katër aeroplanëve, forcat tona ajrore do të kompletohen deri në pranverë me një skuadrilje prej gjithsej 14 MIG-29”, shkruan Novosti./Insajderi.org.