Serbia hap dy kapituj në negociatat me BE-në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia hap dy kapituj në negociatat me BE-në

    Insajderi
    18 July 2016 - 10:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Serbia hap sot kapitujt 23 dhe 24 të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

    Në konferencën ndërqeveritare në Bruksel, delegacionin e Serbisë e udhëheq kryeminstri Aleksandar Vuçiq.

    Këta dy kapituj kanë të bëjnë me gjyqësorin, të drejtat e njeriut, lirinë e lëvizjes dhe sigurinë.

    Përparimi në negociata do të varet nga përparimi në këto fusha.

    Vendet anëtare të BE kanë rënë dakord më 5 korrik që të hapin kapituj të rinj të negociatave me Serbinë, raporton rel.

    Më herët, Kroacia ka penguar një gjë të tillë, duke kërkuar nga Serbia që, me ndryshim të ligjeve, të shfuqizojë kompetencën rajonale të gjyqësorit të saj mbi krimet e luftës, si dhe të garantojë përfaqësimin e pakicës kroate në parlament.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark