Serbia hap sot edhe dy kapituj në negociatat me BE-në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia hap sot edhe dy kapituj në negociatat me BE-në

    Insajderi
    27 February 2017 - 08:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Serbia hap sot dy kapituj të rinj në negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian. Kapitulli 26 ka të bëjë me arsimin dhe kulturën, ndërsa kapitulli 20 me ndërmarrjet dhe politikat industriale.

    Malta, e cila aktualisht mban presidencën e Këshillit të BE-së, ka caktuar për sot konferencën ndërqeveritare BE-Serbi.

    Serbia ka nisur negociatat për anëtarësim në bllok në janar të vitit 2014 dhe deri më tash ka hapur gjashtë nga 35 kapitujt, shkruan REL.

    Integrimi i saj evropian varet edhe nga normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

    Kapitulli i 35-të, në rastin e Serbisë, ka të bëjë pikërisht me këtë çështje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark