Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë i ka dërguar notë proteste Ambasadës së Kroacisë në Beograd, lidhur me deklaratat e ministrit të Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliq Radman.
Radman deklaroi më herët se Vuçiq duhet të vendosë se në cilën karrige do të ulet, duke aluduar në përpjekjet e tij për të mbajtur marrëdhënie të mira si me Rusinë ashtu edhe me Bashkimin Evropian, raportojnë mediat serbe, përcjell Gazeta Insajderi.
Radman ka thënë se Vuçiqi s’duhet të ketë dilemë të madhe.
Pas kësaj, ka ardhur reagimi nga Vuçiç dhe zyrtarë të tjerë serbë.
“Ministri kroat jo vetëm që ndërhyn brutalisht në punët e brendshme të Serbisë, por si zakonisht gënjen dhe fyen popullin serb dhe kërcënon qytetarët e tij”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.
Ndërsa në notën e saj protestuese, ministria e Jashtme e Serbisë tha se pret që në të ardhmen zyrtarët kroatë të përmbahen nga deklaratat që “paraqesin ndërhyrje në punët e brendshme të Serbisë”. /Insajderi.org/