×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia i dorëzon Francës avionët rusë? Vulin: Gënjeshtër e poshtër, nuk e tradhtojmë Moskën

    Insajderi
    03 September 2024 - 18:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në prag të takimit me presidenti rus Valdimir Putin më 4 shtator, zëvendëskryeministri serb Aleksandër Vulin përpiqet të japë garanci të reja për aleancën e palëkundur. Disa politikanë në rusi, po aludojnë se Serbia po ja dorëzon flamujt e saj, Francës pas kontratës për blerjen e 12 avionëve Rafal.

    Ish-zvkryetarja e Dumës Ruse, Elena Vladimirovna Panina, shkroi në Telegram se marrëveshja mes Francës dhe Serbisë përmban një klauzolë mbi transferimin e avionëve luftarakë serbë MiG-29 në Francë, për t’i ridërguar më pas në Ukrainë, shkruan A2 CNN.

    Për Vulin kjo është vetëm një gënjeshtër e poshtër, që synon të prishë takimin me Putinin. “Armiqtë e vëllazërisë së Rusisë dhe Serbisë nuk ekzistojnë vetëm në Perëndim por edhe në Rusi. Jemi mësuar me gënjeshtrat që kanë për qëllim të na bëjnë të grindemi me Rusinë, dhe ato vijnë nga Bashkimi Evropian dhe NATO. Por kur vijnë nga Rusia, ne habitemi nga poshtërsia dhe marrëzia e tyre. Gënjeshtra se Serbia po ia lëshon avionët Francës është e poshtër dhe budallaqe dhe u trillua për të prishur takimin me presidentin Putin”, tha Vulin.

    Zv.kryeministri serb, i cili po merr pjesë në forumin ekonomik lindor të Vladivostokut, ku do të takohet edhe me Putini, i kujtoi Moskës besnikërinë e treguar ndaj saj, teksa prej dy vitesh refuzon t’i bashkohet sanksioneve dhe premton se kështu do të vazhdojë.

    “Nëse presidenti Vuçiç do të donte të tradhtonte vëllazërinë shekullore, do të mjaftonte të bënte diçka nga këto dhe ai do të ishte i preferuari i Perëndimit, por nuk është. Ne kemi mbetur mik dhe aleat konsistent i Rusisë”, tha Vulin.

    Sipas tij, Serbia ka flotën më të madhe të tankeve me origjinë apo teknologji sovjetike në Evropë dhe asnjë prej tyre nuk ka përfunduar në Ukrainë. Serbët që u udhëhiqen nga lideri i fundit i lirë në Europë, nuk tradhtojnë, tha Vulin. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark