"Serbia ka ekip të fortë, por ne kemi Brojën, Manajn..."- Sylvinho deklarohet para ndeshjes - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    “Serbia ka ekip të fortë, por ne kemi Brojën, Manajn…”- Sylvinho deklarohet para ndeshjes

    Insajderi
    06 June 2025 - 20:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, ka theksuar se kuqezinjtë do të hyjnë në fushë për të synuar fitoren ndaj Serbisë, në përballjen e së shtunës në Tiranë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botërorit 2026.

    Trajneri brazilian ka folur për kualitetin e kundërshtarëve, duke nënvizuar se Serbia ka një ekip të fortë fizikisht dhe disa sulmues të rrezikshëm.

    Por gjithashtu ai ka shprehur krenarinë e tij për lojtarët kuqezi dhe besimin te paraqitja e tyre.

    “Serbia ka ekip të fortë, ka lojtarë të mirë si Mitrovic, Vlahovic, Jovic. Por edhe ne kemi lojtarë të mirë si Broja, Manaj, Uzuni, Bajrami e të tjerët për të cilët jam krenarë”.

    “Kundërshtari ka ekip të mirë fizik. Shpresojmë të bëjmë ndeshje të bukur. Të gjithë trajnerët e përgatisin ndeshjen për ta fituar”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark