Serbia kërkon ndihmën e Bashkimit Evropian për lirimin e ish-policit Pantiq - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia kërkon ndihmën e Bashkimit Evropian për lirimin e ish-policit Pantiq

    Insajderi
    13 December 2022 - 13:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Janë duke u arrestuar shumë serbë të pafajshëm”, ka deklaruar Ana Bërnabiq, kryeministre e Serbisë, derisa ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të ndihmojë në lirimin e ish-policit, Dejan Pantiq.

    Këto komente, Bërnabiqi i bri gjatë një takimi të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane, ka raportuar Tanjug.

    Ajo ka akuzua kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, duke thënë se po të zbatoheshin marrëveshjet e Brukselit gjërat do të ishin ndryshe.

    Më parë edhe drejtori i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën”, Petar Petkoviq, e ka përmendur ish-policin, Dejan Pantiq, duke pretenduar që gjendja e tij shëndetësore është e keqe dhe se nuk po i lejohet mjeku.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark