Serbia kërkon nga Brukseli heqjen e bllokadës kosovare - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia kërkon nga Brukseli heqjen e bllokadës kosovare

    Insajderi
    28 March 2016 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Duke folur për agjencinë e lajmeve Tanjug, Vuçiq ka thënë se “nuk mund ta specifikoj kur do të ndodhë kjo”.

    Ne jemi duke punuar me Brukselin dhe Kosovën, i ka thënë Vuçiq gazetarëve pas një vizite në një shkollë në Koçelevë.

    “Unë nuk mund të futem në detaje. Ne jemi duke bërë një përpjekje gjithëpërfshirëse për zgjidhjen e çështjes. Në këtë moment, unë nuk mund të them nëse kjo do të ndodhë sot ose pas shtatë ditësh “, u shpreh Kryeministri serb.

    Autoritetet në Kosovë nuk kanë lejuar hyrjen e kamionëve nga Serbia që transportojnë lëndë të rrezikshme si nafta dhe gazi.

    Autoritetet e Kosovës i kanë përshkruar masat si reciproke, por qeveria serbe ka thënë se Kosova po shkel marrëveshjen CEFTA .

    Ministri serb i tregtisë Rasim Ljajic, ka shpjeguar se Serbia do të ndalonte kalimin e automjeteve që transportojnë lende te rrezikshme sepse, Kosova edhe pse nuk është nënshkruese e Marrëveshjes Evropiane në lidhje me Transportin Ndërkombëtar të Mallrave të Rrezikshme, vazhdoi të lëshojë certifikata në vete.

    Kompanitë serbe të naftës ofrojnë rreth 5.000 ton karburant në Kosovë çdo muaj.

    Kosovës dhe Serbia shkëmbejnë mallra me vlerë prej 456 milionësh në secilin vit – me Prishtinën që eksporton mallra me vlerë prej 25 milionë eurosh, ndërsa ato që vijnë nga Serbia në Kosovë arrijnë vlerën e 431 milionë eurosh. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark