Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia do të kërkojë nga OSBE-ja të marr një qëndrim urgjent për deklaratat e ish-kreut të misionit të OSBE-së në Kosovë, Wiliam Walker.
Walker në shënimin e 17-vjetorit të themelimit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se që nga viti 1999, shpesh vjen në Kosovë me një qëllimin që Kosova të vazhdojë me hapat të cilat të gjithë janë duke i pritur që nga viti 1999 dhe se ka një projekti për bashkimin e shqiptarëve.
“Reputacioni i organizatës që ka për qëllim zonat e krizës në mbarë botën është vërë në pikëpyetje të madhe. Walker si kreu i misionit të verifikimit të OSBE-së në Kosovë dhe Metohi praktikisht krijuesi i raportit mbi ngjarjet në Reçak ishte shkaktar për fillimin e bombardimeve të NATO-së në Serbi, andaj OSBE nuk duhet të heshtë për këto deklarata”, ka thënë Daçiq.
Lidhur me deklaratën e Walkerit, më herët kishte reaguar edhe kryeministri Serb, Aleksander Vuçiq duke e quajtur se Walker është një prej lobistëve të mëdhenj të “Shqipërisë së Madhe”./Insajderi.com