Refugjati ia lë emrin vajzës Serbia Merkel me shpresë se do jetojë në Gjermani - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Refugjati ia lë emrin vajzës Serbia Merkel me shpresë se do jetojë në Gjermani

    Insajderi
    02 May 2016 - 14:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ajo ka sy ngjyrë kafe, faqet ngjyrë rozë dhe flokë të trashë e të zi. Emri i sajë është Serbia Merkel al-Mustafa.

    Serbia, për shkak të vendit ku ka lindur vetëm pak ditë më parë, Merkel për kancelaren e Gjermanisë, ku prindërit e saj refugjatë sirian duan të shkojnë në kërkim të një jete që iu mohohet në shtëpinë e tyre.

    Familja al-Mustafa është në mesin e qindra refugjatëve të ngujuar në Serbi, pasi Austria dhe disa vende të Ballkanit kanë mbyllur kufijtë këtë dimër. Por rruga që e bënë më shumë se 1 milion njerëz drejt Evropës është shpresa e tyre.

    “Inshallah, ne do të mbërrijmë në Gjermani një ditë”, tha Jaafar, babai krenar teksa mbante në krah fëmijën e tij në një kamp të zymtë refugjatësh në Beograd.

    “Ne kemi ecur nëpër mal dhe gati sa nuk jemi mbytur në një det të trazuar”, shton ai, teksa rrëfen udhëtimin nga Siria në Serbi, për AP-në.

    “Tash asgjë nuk mund të na ndalë”, përfundon ai fjalinë.

    Serbia Merkel është vetëm një nga shumë fëmijët që kanë lindur gjatë eksodit të madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Dhe ajo nuk është e vetmja që mban emrin e Angela Merkel, për shkak të politikave të saja mikpritëse ndaj emigrantëve nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia.

    Por qysh prej mbylljes së rrugëve ballkanike dhe arritjes së marrëveshjes me Turqinë për mbajtjen e emigrantëve, gjërat nuk kanë shkuar mirë për emigrantët. Mijëra të tillë janë ngujuar në Greqi në disa kampe të tmerrshme në kufi me Maqedoninë dhe mijëra të tjerë janë detyruar ta lënë fatin e tyre në dorë të trafikantëve.

    Jaafar al-Mustafa 27 vjeçar thotë se policia maqedonase i la ata të kalonin kufirin me Greqinë pasi ndjenë keqardhje për familjen e tij që përfshinte vajzën e tyre Sarën 20 muajshe dhe gruan shtatzënë Rasmyah 23 vjeçe që lindi Serbia Merkelin në Serbi.

    “Kemi ecur gjatë tërë rrugës në Serbi, dhe kisha frikë se gruaja do të lindte gjatë rrugës. Jam i lumtur që ajo lindi kur hymë në Serbi dhe nuk ka sesi të kthehemi më prapa sepse në Siri nuk ka më jetë”, ka thënë Jaafar.

    “Plus nëse më duhet të kthehem në Siri vajza ime nuk mund të jetoj atje me këtë emër. E emrin nuk e kam ndërmend t’ia ndërroj”, shton Jaafar.

    Mijëra emigrant të ngujuar në Serbi, shpresojnë që të gjejnë rrugë drejt Gjermanisë, duke kaluar kufirin me Hungarinë dhe më pas drejt Austrisë, përkundër politikave të ashpra të qeverive të këtyre dy vendeve ndaj emigrantëve./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark