
Autoritetet e edukimit fillor dhe të mesëm në Serbi kanë gjetur një formë interesante për të ndaluar përdorimin e celularëve në orës mësimore nga ana e nxënësve.
Një tavolinë e ndarë në shumë hapësira të mjaftueshme sa për t’i zënë celularët e të gjithë nxënësve vihet në një cep të klasës. Në atë tavolinë vendosen veçmas celularët e të gjithë nxënësve deri në përfundimin e orëve mësimore.
Në disa shkolla në të ndryshme ky vendim ka ngjallë reagime nga nxënësit ndërsa është mirëpritur si vendim nga ana e mësimdhënësve.
Në Kosovë por edhe në vende të tjera të rajonit, përdorimi i celularëve në shkolla fillore dhe të mesme është fenomen shqetësues. Por përkundër kësaj, asnjë nga këto vende nuk kanë marrë ndonjë veprim për të parandaluar këtë gjë.