×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia nesër pritet t’i zbut masat anti-Covid

    Insajderi
    08 April 2021 - 15:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nesër do të mbahet mbledhja e Shtabit të Krizave në Serbi, në të cilën do të diskutohet situata aktuale epidemiologjike, si dhe masat kundër Covid-19.

    Tanjug raporton se në këtë mbledhje pritet të zbuten masat kundër virusit.

    Kryeministrja e vendit, Ana Brnabiq tha se flet pothuajse çdo ditë me pjesën mjekësore të Shtabit të Krizave dhe e di se cili është pozicioni i tyre.

    Po ashtu ajo vuri në dukje se nuk ka nevojë për futjen e detyrimit të vaksinimit në Serbi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark