×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia nis dhënien e parave për fëmijët serbë që janë në Kosovë

    Insajderi
    14 November 2024 - 10:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq ka thënë se në kuadër të masave të Serbisë, prej sot do të fillojë pagesa e “drekës” për fëmijët serbë në Kosovë.

    Petkoviq tha se 17 mijë e 559 fëmijë do të marrin këtë masë dhe se Serbia i ka paratë.

    “Do të përfshihen fëmijët në institucionet parashkollore dhe nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme. Nga nesër në llogaritë e prindërve të çdo fëmijë që është në kopsht, apo në shkollë do të jenë paratë”, tha ai.

    Shumë në fjalë sipas tij është 5000 dinarë për një fëmijë.

    “Çdo muaj pasardhës pagesa do të bëhet deri me datën pesë të muajit. Më së shumti do të përfitojnë personat më të cenueshëm social. Idenë për këtë masë e ka sjellë presidenti Vuçiq. Ka edhe një seri masash të ndryshme për të cilat do të diskutojmë kur të vjen koha”, deklaroi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark