
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nisma-s, Zafir Berish ka hedhur disa dyshime ndaj autoriteteve serbe lidhur me vrasjen ose jo të Faton Hajrizit.
“Serbia njihet për inskenime të tilla” thotë Berisha duke hedh dyshime se vrasja e tij dhe pamjet që janë publikuar nga mediat serbe dhe autoritetet atje mund të mos jenë të vërteta.
“Pamje me fotografi dhe incizime amatore. I kam përcjell dhe kam bërë krahasime. Këto pamje lënë dyshime se personi që prezantohet si i vrarë mund të jetë Faton Hajrizi. Në një incizim tjetër që po qarkullon nga pamjet e një televizioni drejt për drejtë shihet një person në këmbë me veshje të njëjtë si personi që shihet i vrarë”, ka thënë ai mes tjerash
Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë: