Serbia notë proteste Sllovenisë pas deklaratave për pavarësinë e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia notë proteste Sllovenisë pas deklaratave për pavarësinë e Kosovës

    Insajderi
    08 June 2016 - 18:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, i ka dërguar një notë proteste ambasadorit slloven, për deklaratën e bërë nga presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor i cili bën thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës, shkruan B92.

    Ministria e Jashtme, ka njoftuar se pala sllovene është informuar se në të ardhmen duhet të përmbahet nga deklaratat e ngjashme që dëmtojnë marrëdhëniet dhe besimin e ndërsjellë mes Serbisë dhe Sllovenisë, transmeton Telegrafi.

    “Ministria e Jashtme e Serbisë, rikujton se kjo nuk është hera e parë që zyrtarët sllovenë po bëjnë thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës, deklaratë kjo që është duke kërcënuar interesat e Serbisë”, thuhet në një deklaratë.

    Sipas zyrtarëve serbë, deklaratat e zyrtarëve sllovenë në lidhje me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, minojnë përpjekjet e Serbisë dhe Bashkimit Evropian në investimin e një dialogu rreth statusit neutral mes Beogradit dhe Prishtinës, që është korniza e vetme legjitime për arritjen e stabilitetit në Kosovë. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark