Serbia nuk e lejon ministrin Çeku të futet në Preshevë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia nuk e lejon ministrin Çeku të futet në Preshevë

    Insajderi
    26 March 2025 - 14:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ardita Sinani, ka deklaruar se Serbia nuk e ka lejuar hyrjen e ministrit Hajrulla Çeku në Preshevë.

    “Serbia sërish ndalon ministrin e Kosovës–diskriminimi ndaj shqiptarëve vazhdon! Për herë të dytë, pushteti i Vuçiqit ndalon ministrin Hajrulla Çeku të vizitojë Preshevën! Ky është një tjetër akt i politikës nacionaliste serbe, e cila fshihet pas një fasade pro evropiane, por në realitet ushqen një regjim autoritar që shkel të drejtat e njeriut dhe të minoriteteve”, tha ajo.

    Sinani e ka quajtur këtë akt “i politikës nacionaliste serbe, e cila fshihet pas një fasade pro-europiane”, ndërsa shtoi se regjimi në Serbi po i shkel të drejtat e minoriteteve.

    Ajo ka akuzuar Perëndimin se po vazhdon të përkëdhelë pushtetin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq,

    “Fatkeqësisht, ky regjim vazhdon të përkëdhelet nga Perëndimi për arsye gjeostrategjike, ndërsa shqiptarët e Luginës përballen me diskriminim dhe izolim. Por ne nuk ndalemi! Presheva është e vendosur të mbajë lidhjet me të gjitha vendbanimet shqiptare dhe të forcojë bashkëpunimin me Kosovën e Shqipërinë. Përpjekjet për të na penguar vetëm na bëjnë më të fortë!”, ka shkruar ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark