Serbia pa përgjigje zyrtare për vdekjen e Faton Hajrizit, MPJD ankohet tek vendet e QUINT’it - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia pa përgjigje zyrtare për vdekjen e Faton Hajrizit, MPJD ankohet tek vendet e QUINT’it

    Insajderi
    22 July 2024 - 18:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet serbe ende i kanë kthyer përgjigje MPJD’së për të konfirmuar nëse personi i vrarë nga policia serbe është Faton Hajrizi, ashtu siç deklaruan institucionet serbe në ditën kur ndodhi vrasja e Hajrzit në Serbi.

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) njoftoi se për këtë është ankuar te ambasadorët e vendeve të QUINT-it përmes Zyrës Ndërlidhëse në Serbi.

    “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, ka kërkuar zyrtarisht nga autoritetet serbe konfirmimin e identitetit të personit të vrarë në Serbi. Gjithashtu, është kërkuar lehtësimi i procedurave për kthimin e trupit të pajetë në Republikën e Kosovës dhe dorëzimi i tij tek familjarët. Megjithatë, deri më tani, Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi nuk ka pranuar asnjë përgjigje nga autoritetet serbe,” thuhet në përgjigjen e MPJD-së për Gazetën Insajderi.

    Po ashtu në përgjigjen e MPJD’së thuhet se Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi i ka dërguar notë sqaruese ambasadorëve të Misioneve Diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi, duke theksuar faktin se përkundër kërkesës zyrtare drejtuar autoriteteve të Serbisë, ende nuk është kthyer asnjë përgjigje.

    Ministria njoftoi gjithashtu se ka komunikuar me familjen e personit që raportohet si i vrarë dhe do të angazhohet gjatë gjithë procedurave deri në kthimin e trupit të viktimës në Republikën e Kosovës sa më shpejt që të jetë e mundur.

    /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark