Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar sot me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.
Pas këtij takimi, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka deklaruar se Vuçiq iu ka garantuar mbështetje, duke thënë se Serbia do të qëndrojë pranë popullit të saj.
Sipas, Rakiqit presidenti serb ka thënë se nëse njësia speciale e policisë së Kosovës apo ndokush tjetër tenton të konfiskoj veturat serbe, ata do të përdorin të gjitha mjetet dhe do të rezistojnë në mënyrë paqësore, transmeton Insajderi.
“Prishtina investoi miliona euro për fushatën e targave, por serbët e njohin propagandën. Nëse ka veprime të dhunshme që kanë të bëjnë me konfiskimin e automjeteve, ne do t’i bllokojmë të gjitha vendkalimet dhe hyrjet nga veriu, pastaj hyrjen në Kosovën qendrore në jug”, ka thënë Rakiq. /Insajderi