×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia paralajmëron vaksinim të detyrueshëm për një kategori të shoqërisë

    Insajderi
    09 April 2021 - 15:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Shëndetësisë në Serbi, Zlatibor Loncar, tha të premten se vendi i tij mund ta bëjë vaksinimin për Covid-19 të detyrueshëm për punëtorët shëndetësorë me qëllim të luftimit të përhapjes së koronavirusit.

    “Nuk mund të jemi në një situatë ku kemi një punëtor shëndetësor të infektuar dhe më pas të pyesim se a është vaksinuar ai ose ajo”, i tha ministri serb agjencisë Reuters, duke shtuar se qeveria do ta shqyrtojë këtë propozim brenda pak ditëve.

    Më herët gjatë kësaj jave, Italia u bë shteti i parë në Evropë që vendosi vaksinim të detyrueshëm për punëtorët shëndetësorë, shkruan The Guardian.

    Rreth 2.7 milionë njerëz nga popullsia 7-milionëshe e Serbisë e kanë marrë së paku dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit. Kjo shifër e vendos vendin ballkanik në vendin e tetë në botë me përqindjen më të madhe të popullsisë që e ka marrë dozën e parë.

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se vendi i saj pret që deri në fund të prillit pritet të vaksinohen 40 për qind e të rriturve mbi moshën 18-vjeçare.

    Pavarësisht shkallës relativisht të lartë të vaksinimit, Serbia të enjten regjistroi 3.625 raste të reja me Covid-19 dhe 41 të vdekur. Autoritetet thanë se spitalet janë gati të mbushura.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark