Serbia përmes autostradës synon daljen në Durrës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Serbia përmes autostradës synon daljen në Durrës

    Insajderi
    23 March 2017 - 12:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastukturës të Sërbisë, Zorana Mihajlovic ka thënë se autostrada nga Nishi në Prishtinë do të ndërtohet për të lidhur 100.000 qytetarët serb të Kosovës si dhe do të lidhë shqiptarët me serbët.

    Ajo tha se rruga e planifikuar e autostradës së re do të jetë mbi Meostine pastaj përmes Prokupljes dhe Kurshumlisë e deri në Merdare pastaj me kalim në Podujevë dhe Prishtinë.

    Mihajlovic tha se kjo autostradë do të jetë 77 kilometra dhe do të kushtojë 800 milionë euro. Ministrja gjithashtu shtoi se Serbia do të marrë një port në detin Adriatik, përkatësisht në Durrës, shkruan Beta.

    Sipas saj rëndësia e kësaj autostrade është për të lidhur serbët nga Kosova me Beogradin dhe Nishin.

    “Politikisht, ky është projekti i parë në të cilin serbët dhe shqiptarët duhet të punojnë së bashku. Çdo njeri është i lodhur nga konflikti, duhet të jetojmë së bashku dhe të punojmë” tha Zorana Mihajlovic.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark